Greqi, shqiptarët përleshen me të burgosurit pakistanezë, 3 të plagosur
Një përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe disa pakistanezëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në burgun e Dhomokos në Greqi.Sipas informacioneve, 3 të burgosur shqiptarë janë përleshur me thika me 3 të burgosur pakistanez dhe për pasojë janë plagosur këta të fundit , njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.Të plagosurit u transferuan urgjentisht në spital, ndërsa forca të shumta policore kanë shkuar në burg, ku po kryejnë kontrolle të imta.Mësohet se në burgun e Dhomokos në Greqi ndodhet edhe shqiptari shumë i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet greke Alket Rizai.Nuk është hera e parë që shqiptarët përleshen me të burgosurit e tjerë në burgjet greke. Vetëm një muaj më parë në burgun e Grevanasë gjatë një përleshje me thikë mes shqiptarëve dhe disa të burgosurve arabë mbeti i vdekur një shtetas iraken ndërsa u plagosën 3 të tjerë.Qeveria greke po përpiqet të kryejë një ristrukturim të burgjeve në të gjithë vendin, pas disa arratisjeve të bujshme në muajt e fundit, mbipopullimit të qelive dhe kushteve të të burgosurve.Ministria e Drejtësisë po shqyrton transportimin e mbi 500 të burgosurve shqiptarë që vuajnë akuza për krime të rënda nga burgjet e Greqisë në ato të Shqipërisë.