Prezantohet Isko, merr numrin e David Beckham
Pas teknikut Ancheloti, radhën e prezantimit te skuadra e Real Madrid e ka patur një nga talentet e futbollit spanjoll, Isko.Ish lojtari i Malagas që shpërdheu me këtë ekip në Chempions Ligë, pas shumë aludimesh për të ardhmen e tij, më në fund ka veshur bluzën e bardhë të "Galaktikeve". Talenti 21-vjecar u prezantua nga presienti Florentino Perez në “Santiago Bernabeu”, përpara 8 mijë tifozëve, të cilëve ish-mesfushori i Malagas iu drejtua me këto fjalë:"Për çdo futbollist nuk ka gjë më të madhe sesa të jetë pjesë e Realit të Madridit. Ky është maksimumi që mund të arrihet në karrierë dhe për mua ndodhi më shpejt se sa prisja. Shpresojë të fitojë shumë trofe me këtë skuadër", ishin fjalët e para si madrilenë të talentit Iberik.Iskon nuk e tremb konkurrenca në mesfushën e Realit, pasi ndryshe nuk do të largohej nga Malaga."Të luash për një vend titullari në ekipin më të fortë në botë, është paska e vështirë, por nëse do të mendoja se nuk do të kisha mundësi për të luajtur, nuk do ta kisha pranuar tranfserimin nga Malaga. Nuk e ndiej presionin, sepse nëse investuan tek unë do të thotë që kanë besim".Më pas talenti spanjoll rezervoi fjalët më të mirë për Zinedin Zidan dhe Karlo Ancelotin."Është shumë e rëndësishmë që një njeri si Zidan, i cili i ka dhënë shumë futbollit, ineresohet për ty. Ndërsa Anceloti është një trajner i suksesshëm, që ka fituar gjithëçka, tituj kampion dhe Chanmpions Ligën. Statistikat flasin vetë."Isko e pranoi se ka patur oferta nga klube të tjera europiane, por dëshira e tij ishte të luante vetëm për Realin pasi të veshësh fanellën e 9-herë kampionëve të Europës është gjithmonë një arritje. Te Madrilenët Isko do të mbajë një numër të rëndësishëm, numrin 23, atë që ka mbajtur për shumë vite mesfushori i famshëm anglez, Devid Bekam.