Cassano prezantohet te Parma: Mazzarri më largoi nga Inter"
Ish sulmuesi i Interit Antonio Kassano është prezantuar dje pasdite si një nga blerjet më të mëdha të skuadres së Parmes në këto vitet e fundit.Bomberi barez, i cili ka luajtur me parë me emra të medhenj të futbollit si Roma, Real Madrid, Milan dhe se fundmi të Inter ka kaluar në radhet e Parmes me një qellim të qartë për të bërë maksimumin që në botërorin Brazil 2014 të jetë pjesë e kombëtares së të kalterve.Në deklaraten e tij të parë si pjesë e aventures së re me Parmen, Fant Antonio, ka thënë se fajtori kryesor për largimin e tij nga Interi është trajneri, Valter Maxarri."Falenderoj presidentin Moratti, drejtorin Branca dhe drejtorin Ausilio, por jo Mazzarin, sepse para se të nënshkruante ai më tha se do të isha titullar në formacionin e tij. Por gjërat ndryshuan me ardhjen e tij në Milano, duke më detyruar që të ndërroj skuadër "."Maxarri është njeriu kryesor që më largoi nga Inter, pasi aty unë kisha mbështetjen e tifozëve. Me lojtarët e Interit kam pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyer, unë lë prapa shumë miq duke filluar nga presidenti Moratti” ka përfunduar sulmuesi italian duke ja atribuar të gjithë fajin teknikut Maxarri për lamtumiren e tij nga Milano.Kasano do të mbajë numrin 99 te skuadra e Parmes, ndërsa do të tentojë të rikthehet në formen e tij maksimale për të rilindur serish dhe për të fituar një vend në kombëtare.Nga ana tjetër pas deklarates së Kasanos ka ardhur edhe përgjigjia e trajneri Valter Mazzari, i cili ka reaguar me një deklaratë në faqen zyrtare të Interit."Me Cassanon për herë të fundit kam folur pas pjesës së parë të ndeshjes Napoli-Inter. E gjitha ajo që i kam thënë ka qenë një 'mirupafshim", ka theksuar Mazzarri duke mohuar kështu pretendimet e Fant Antonios për një premtim të mundshëm për një vend në formacion.