Ekipet shqiptare nisin aventurën Europiane
Skuadrat shqiptare nisin sot aventurën e pjesëmarrjes në Kupat Europiane.Pas një kampionati relativisht të rregullt por jo shumë rivalizues, skuadrat të cilat siguruan edicionin që kaloi pjesëmarrjen në Kupat e Europës do të provojnë sot forcën e tyre të vërtetë në arenën ndërkombëtare. Ajo që vihet re këtë vit në pjesëmarrjen e ekipeve të Superligës në Kupat e Europës, është debutimi historik i skuadrës së Kukësit në tokën Estoneze përballë Flora Talin. Skuadra e Armando Cungut, e cila arriti të pozicionohej në vendin e dytë në kampionat që në sezonin e parë si pjesë e elitës së futbollit shqiptar, do të provojë për herë të parë në histori atmosferën e Europa League, ndërsa përballë do të ketë një skuadër jo shumë të njohur në arenën ndërkombëtare siç janë Estonezët e Flora Talin.Edhe pse pa eksperiencë në kompeticione të tilla, pritshmëria e tifozëve verilindorë për kalimin e fazës së parë është e madhe, kjo duke u bazuar edhe në investimet dhe mbështetjen që presidenti, Safet Gjici, vazhdon ti japë kësaj skuadre.Përveç nënkampionëve të Shqipërisë, sot impenjime në Kupat e Europës do të kenë edhe dy skuadrat e tjera pjesëmarrëse në Europa League. Ndryshe nga verilindorët, të cilëve shorti u ka rezervuar ndeshjen e parë në transfertë, Teuta dhe Laçi do luajnë në shtëpi 90 minutat e para. Durrsakët do të luajë kundër Moldavëve të Daçia Kisinao, ndërsa Laçi do të luajë kundër ekipit Luksenburgas Diferdange."Djemtë e Detit", të cilët drejtohen nga tekniku i mirënjohur Magani, premtojnë fitoren në takimin e pare, ndërsa theksojnë se kundërshtari nuk është i një niveli të lartë, ndaj kalimi i kësaj faze pritet të rezultojë pozitive për skuadrën e Teutës. Ndërsa në kampin e fituesve të Kupës së Shqipërisë, trajneri Nica kërkon fitore nga skuadra e tij ndaj Luksenburgasve.Sonte në mbrëmje do të luhet verdikti i pare, ndërsa ndeshjet e kthimit për Europa Ligë do të luhen pas një jave, ku do të mësojmë nëse skuadrat e kampionatit tonë arrinë ose jo të kalojnë këtë fazë të Europa Ligë.