Europa League, Laçi – Differdange, formacionet e mundshme
Fituesit e Kupës së Shqipërisë për herë të parë në historinë e këti trofeu, Laçi, do të ketë një përballje tejet interesante në Europa Ligë.Laçianët e drejtuar nga trajneri, Stavri Nica, do të presin ekipin Luksenburgas Diferdanzhi. Për shkak të kushteve jo shumë të mira në fushën e tyre, Laçi do të luajë takimin e parë të këtij edicioni në Europa Ligë, në fushën e Skënderbeut në korçë. Edhe pse do të luajnë këtë takim larg fushës së tyre, mbështetja e tifozëve të baedhezinjve pritet të jetë e madhe edhe në qytetin e Serenatave.Trajneri i skuadrës kurbinase, Nica, kërkon me çdo kusht fitoren, ndërsa thekson se skuadra e tij ka si objektiv jo vetëm fitoren por edhe mospësimin e ndonjë goli në shtëpi. Në këtë takim, Stavri Nica pritet të hedhë në fushë formacionin : 4-4-2.Në portë: Bakaj, në mbrojtje: Kastrati, Buljan, Ndreka dhe Çela, në mesfushë: Doku, Zefi, Vucaj dhe Shazivari, ndërsa në sulm: Nimani dhe Rovçanin.Në kampin tjetër, skuadra Luksenburgase ashtu si Laçi jo shumë në arenën ndërkombëtare pritet që të luaj përballë kurbinasve me një formacion mbrojtës 4-4-1-1.Në portë: Veber, në mbrojtje: Bukviç, Afun, Ketenmejer dhe Siebenaler, në mesfushë: Bastos, Betmer, Janish dhe Keron, në sulm Riberiro do të mbështesë në repartin e avancuar sulmuesin Franzoni.Ku takim i vlefshëm për turin e parë të Europa Ligë do të luhet në Stadiumin e Korçës në orën 19:00.Kompanitë e basteve favorizojnë në këtë përballje kurbinasit, pasi fitorja e tyre kuotohet me koefiçentin 1.6, barazimi 3,7 ndërsa fitorja e miqve kuotohet me koefiçentin 4.7