PSG 63 milion euro për Cavanin, gati marrëveshja

Edinson Cavani është shumë pranë kalimit tek skuadra e PSG. Sulmuesi uruguaian është shndërruar në një ndër obljektivat më madhor të kampionëve të Frances. Tekniku Loren Blank e deshiron me patjetër në skuadër pasi ka bindur drejtuesit e skuadres se Kavani do të ishte njeriu përfekt për sulmin e kryeqytetasve francezë. Pas ofertes së djeshme, ku drejtuesit e PSG për të marrë shërbimet e El Matador përfshinin në tratativa edhe gjigandin suedes Ibrahimoviç, sot Sheiku i Klubi francez ka gati oferten prej 63 milionë euro për lojtarin e Napolit.Presidenti i PSG Al Khelaifi ka urdhëruar brazilianin Leonardon që të takohet zyrtarisht me presidentin e Napolit De Laurentis. Drejtori teknik i PSG-së Leonardo ka udhëtuar drejt Romës për tu takuar me presidentin e Napolit Aurelio De Laurentis dhe për ti bërë të qartë oferten dhe synimet që drejtuesit e kampionve të Frances kanë në lidhje me transferimin e Kavanit në kryeqytetin francez.Sipas mediave italianë bëhet e ditur se sheikët e PSG përveçse kanë gati shumen që kërkon De Laurentis prej kohesh ata kanë dhënë edhe detaje se sa do të përfitojë sulmuesi uruguajan nëse do të pranojë të bëhet pjesë e kampionëve të Liges së Parë transalpine. Nëse arrihet marrveshja përfundimtare mes palëve dhe vetë lojtarit atëherë Kavani pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadren e PSG, ku do të përfitojë 8 milion euro në sezon, bëjnë të ditur mediat Italiane.Arritja e kësaj marrëveshje do ta bënte skuadren kampione të Frances një ekip pretendues edhe në kupat e Europes pasi me një dyshe sulmi Kavani-Ibrahimoviç tekniku Loren Blank do ta ketë më të lehtë arritjen e rezultateve. Ndërsa kundërshtaret duke parë këtë dyshe të frikshme do ti konsiderojnë parizienet si skuadra favorite për të triumfuar jo vetem në Francë, por edhe në arenen ndërkombëtare që është edhe synimi kryesor i sheikëve të PSG për edicionin e ardhshëm.