Vuçiniç bën gati valixhet, Juve sërish në sulm për Jovetiç, Zuniga, Ogbona dhe Kolarov

Juventus nuk heq dorë nga lojtari më i preferuar i teknikut Antonio Konte. Edhe pse pas ardhjes së Lorentes Marota deklaroi se Jovetiç vjen te Juventus vetem nëse drejtuesit e skuadres e dhurojnë falas në oret e fundit gjërat kanë ndryshuar në lodhje me transferimin e malazezit në radhet e bardhezinjve. Largimi i mundshëm i Vuçiniç nga Juventus do të linte një vend vakant në skuadër që pritet të zëvendësohet nga një tjetër lojtar malazez si Jovetiç.Ofertat për sulmuesin bardhezi nuk mungojnë që me ardhjen e Lorentes dhe Tevez. Dy skuadra më të interesuara për të marrë shërbimet e ish romanistit janë ruset e Zenit dhe skuadra e Napolit. Largimi i Vuçiniç pritet të sjellë të ardhura të mjaftueshme për të sjellë në skuadër një talent si Jovetiç dhe për të formuar pastaj një sulm tresh të përbërë nga argjentinasi Tevez, iberiku Lorente dhe malazezi Jovetiç që do të ishte përfekt edhe për skemat e teknikut Konte.Merkato e Zonjes së Vjeter tashmë duket se është e varur nga largimet dhe kryesisht nga lamtumira e Vuçiniç. Ky i fundit mund të përfshihet në tratativa me Napolin për të sjellë në Torino mesfushorin Xuniga, një nga lojtaret e preferuar të teknikut Antonio Konte.Përsa i përket repartit difenziv Marota dhe Paratiçi vazhdojnë punen për të arritur marrveshje me Torinon për qendërmbrojtëesin Ogbona dhe Manchester Sitin për mbrojtësin e krahut Aleksander Kolarov.Arritja e marrëveshjes me këto dy do të kompltonte disi stafin që tekniku Konte do të ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Merkato verore sapo ka filluar dhe deri në fund të saj shumë gjëra pritet të ndodhin te kampionet e Italisë, të cilet përveç afrimeve duhet të mendojnë edhe për lojtaret e panevojshëm në skuadër të cilet duken me valixhe gati.