Kukësi e nis me barazim aventurën Europiane, zhgënjen Laçi
Nënkampioni i Superliges Shqiptare Kukësi e ka nisur me një barazim aventuren në kupat e Europes. Verilindoret arriten të marrin një rezultat mjaft pozitivë në transfertë kundër vendasve estonezë të Flora Talin dhe duke shënuar kështu barazimin e parë historik në kupat e Europes. Më shumë se barazimit 1-1 verilindorët e drejtuar nga tekniku Armando Cungu i gëzohen më shumë golit në fushën kundërshtare, që merr vlerë të dyfishtë duke patur prasysh se ndeshja e kthimit do të luhet në Shqipëri.Ndeshja nis menjëherë me Kukësin në sulm që mundohet të vërë në vështirësi kundërshtarin, por golin e parë të takimit e shënojnë vendasit që në minuten e 11-të. Mesfushori Post merr një asistë në zonë nga shokët e skuadres dhe dërgon topin pas krahëve të portierit të Kukësit Halilaj, duke i dhënë kështu avantazhin e shpejtë skuadres së tij. Pas shënimit të golit loja e estonezëve bazohet më shumë në kundërsulme të shpejta, ndërsa nga ana tjetër skuadra e Kukësit krijon shumë raste shënimi por pa arritur të gjejë rrugen e rrjetes në 45 minutat e para.Pjesa e dytë nis serish mirë për nënkampionet tanë. Në minuta e 52-Popoviç jep një asistë për mesfushorin Alikaj, ky i fundit godet ne ecje e siper, por pa arritur të mposhtë portierin kundërshtar. Vazhdojnë të jenë këmbngules në këtë fraksion loje duke kërkuar me ngulm golin e barazimit. Në minutën e 79-të Gerhard Progni realizoi golin që i siguroi Kukësit një rezultat mjaft pozitiv në takimin debutues në kupat Europës. Me këtë barazim 1-1 mbyllet i gjithë takimi, ndërsa stafi teknik i skuadres së Kukesit ja arrin qellimit jo vetem të marrë një rezultat pozitiv në transfertë, por edhe të shënojë gol ne fushen kundershtare, duke shtuar kështu shanset per te kaluar ne turin tjeter.Ndeshja e kthimit do të luhet ne "Qemal Stafa", pas nje jave ndërsa kuksianet duhet të ruajnë përqendrimin për të kaluar me sukses fazen e parë në Europa Ligë. Ndryshe nga Kukësi dhe Laçi ka zhgënjyer në takimin e parë të këtij raundi të Europa Ligë pasi u mposht 1-0 nga Differdanzhi i Luksemburgut. Goli i vetëm i këtij takimi u realizua 6 minuta nga fundi dhe mban firmën e Lebrense.