Europa League, Flora Tallin – Kukësi, formacionet e mundshme
Sot nis një aventurë tejet e veçantë për skuadren e Kuksit. Pjesëmarrja në Kupat e Europës është historike për verilindorët të cilët siguruan vendin e dytë në kampionat që në sezonin e parë si pjesë e Superligës.Në përballjen e parë zyrtare në arenën ndërkombëtare, nënkampionët e Shqipërisë kanë udhëtuar drejt Estonisë ku do të ndeshen me vendasit e Flora Talin, në takimin e vlefshëm për turin e parë të Europa Lige. Skuadra verilindore ka bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, ndërsa stafi i skuadrës është i bindur se kualifikimi në këtë përballje është mëse i mundshëm, kjo edhe si rrjedhojë e shortit ku kuksianët do të luajnë në shtipi ndeshjen e kthimit.Në këtë përballje, vendasit e Flora Talin pritet të luajnë me formacionin: 4-4-2.Në portë: Pedok, në mbrojtje: Baranov, Mets, Mikadze dhe Jurgenson, në mesfushë: Luigend, Laabus, Frolov dhe Prosa, në sulm do të jetë dyshja Van de Strek dhe Post.Në kampin tjetër, trajneri i Kuksit, Armando Cungu, i cili kërkon një rezultat pozitiv në ndeshjen e pare, pritet të hedhë në fushë formacionin : 4-4-1-1.Në portë: Halili, në mbrojtje: Peqini, Brahja, Malakarne dhe Hallaçi, në mesfushë: Progni, Musolli, Allmuça dhe Hoxha, ndërsa në sulm Alikaj dhe Popoviç.Ky takim luhet në qytetin Estones Telin, në orën 17 e 30 minuta. Kompanitë e basteve vlerësojnë vendasit në këtë takim, pasi fitorja e tyre kuotohet me koefiçentin 1.7, barazimi 3.8 ndërsa fitorja e ekipit të Kuksit kuotohet me koefiçentin 4.Presidenti i ekipit verilindor, Safet Gjici, ka premtuar çmime për skuadrën e tij e cila do të varjojë në bazë të rezultateve të dy takimeve.