Cristiano Ronaldo, rihap hipotezën e rikthimit në Angli

Kristiano Ronaldo ndjen nostalgji për Anglinë.Kampioni portugez shprehet se është shumë i kënaqur në Spanjë por i mungon futbolli anglez, loja e shpejtë dhe rivaliteti i lartë që përfaqëson Premier Liga. Në një intervistë për mediat, ndërsa ndodhet për një vizitë në Singapor, ylli portugez është shprehur se:"Jam shumë i lumtur në Spanjë, por më mungon shumë futbolli anglez. Të gjithë e dinë se zemra ime rreh shumë për skuadrën e Manchester United. Vitet më të mirë të karrierës time kanë qenë me këtë skuadër, pasi unë jam rritur dhe jam bërë i famshëm pikërisht me atë fanellë. Tashmë jeta ime është në Spanjë, por gjithmonë mendjen e kam edhe te Junajted", u shpreh ylli portugez.Kjo deklaratë e kristiano Ronalodos duket se ka hapur edhe një herë telenovelën e një rikthimi të mundshëm të tij në rradhët e kampionëve të Anglisë. Edhe pse në drejtimin e skuadrës nuk ndodhet trajneri Ser Aleks Ferguson, i cili e bëri të njohur portugezin, përsëri dëshira e këtij të fundit është e madhe për tu rikthyer tek ish skuadra e tij. Kjo deklaratë duket se është parë në dy këndvështrime të ndryshme nga mediat ndërkombëtare. Së pari të gjithë mendojnë se mesazhi i Ronaldos është domethënes për të vendosur mbi të ardhmen e tij, ku shumë specialist futbolli i lidhin fjalët e yllit portuges me një rikthim të tij në ishullin britanik. Së dyti pala tjetër ajo madrilène nuk duket shumë e kënaqur me deklaratat e herë pas herëshme të yllit të skuadrës. Kjo e fundit është duket se ka lënë të kuptojë qartë pakënaqësinë e yllit portugez në Bernabeo.  Ndoshta jo këtë merkato verore, por në të ardhmen, madrilenët duhet të përgatien të bëjnë edhe pa Ronaldon në formacion, pasi fjalët e tij janë mëse të qarta, nuk përjashtohet mundësia e një rikthimi në radhët e skuadrës së Manchester Junaited.