Guardiola: Messi dhe Neymar do të shkëlqejnë te Barça

Ish tekniku i Bracelones Pep Guardiola, i cili po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri futbollistik me skuadren e Bayern Mynih është rikthyer për të folur për ish skuadren e tij katalanase me të cilen arriti sukseset më të mëdha në karrierë. Tekniku i bavarezve është i bindur se Messi dhe Neymar do të përshtaten së bashku në Kamp Nou."Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave përkrah një futbollisti të shkëlqyer? Jam i sigurt se ata do të funksionojnë së bashku, pasi janë lojtarë që punojnë fortë dhe egoja e tyre është të arrijnë sa më shumë suksese. Të kesh në skuadër një dyshe në sulm si Messi dhe Neymar është një luks që vetem kolegu im Vilanova mund ta ketë. Këtë vit Barcelona është bërë më e frikshme sesa ka qenë më parë. Atyre u duhet vetem një qendërmbrojtës për të kompletuar përfundimishtë skuadren" u shpreh tekniku Iberik.Më tej Guardiola foli edhe rreth humbjes së Spanjes, duke e konsideruar atë si një rezultat i ardhur për shkak të dobësisë që dy ekipet si Barcelona dhe Real shfaqen në edicionin që sapo lamë pas."Spanja është e varur nga loja që bëjnë dy gjigandet e futbollit iberik, Real dhe Barça. Nuk është e pazakontë humbja e Spanjës nga Brazili, pasi një ditë do të vinte edhe rënia e tyre. Por unë besoj se Spanja do të ketë të ardhme pasi shumë talente të reja po dalin në futbollin tonë. Kjo falë një merite të trajnerëve të futbollit spanjollë, të cilet po punojnë shumë mirë me të rinjtë dhe me talentin që ata kanë" u shpreh Guardiola.Sipas tij,filozofia e Johan Krojf jeton ende dhe do të jetë ende e instaluar në mentalitetin e lojes spanjolle dhe veçanërish te skuadra katalanase, duke ja atribuar holandezit meritat e arritjeve që futbolli spanjoll ka arritur në vitet e fundit.