"World Soccer" shpall formacionin më të mirë në historinë e futbollit
Revista e mirënjohur britanike, nëpërmjet një votimi ku kanë marrë pjesë gazetarë, trajnerë dhe ish futbullistë, ka publikuar listën e formacionit më të mirë të historisë së futbollit.Mes 11 yjeve të zgjedhur nga revista britanike “World Soccer” për çdo rol, ajo që bie në sy është fakti se në listë përveç Mesit mungojnë lojtarë aktual që aktivizohen në skuadra të ndryshme. Katër herë fituesi i topit të artë , Lionel Mesi, është i vetmi futbollist i përfshirë në formacionin më të mirë të të gjitha kohrave, që vazhdon sërish të jetë pjesë e futbollit të luajtur.Gjithashtu në 11-shen më të mirë të të gjitha kohrave, vihet re edhe një fakt tjetër intersant, i vetmi italian i përzgjedhur në formacionin 4-4-2, është Paolo Maldini, i shoqëruar nga një tjetër ish lojtar i kuqezinjve, të cilin e pati shok skuadre nga viti 2003 në 2008, braziliani Kafu.Ndërsa pjesa tjetër e formacionit të përzgjedhur me më të mirët e të gjitha kohërave, përbëhet nga legjenda të futbollit si portieri Lev Jashin, lojtarët e mëdhenj Bobi Murë, Bekenbauer, Johan Krujf, Di Stefano, Zinedin Zidan, Maradona dhe Pele. Futbollisti që mori më shumë vota, ishte Kaizeri gjerman, Bekenbauer, i cili u përzgjodh nga 68 votues, i ndjekur nga Maradona me 66 vota dhe Pele me 63.Mesi mori 46 vota ndërsa vetëm 7 preferenca shkuan për rivalin e tij të madh, Kristiano Ronaldo, i cili nuk arriti të hynte në përzgjedhjen speciale për formacionin më të mirë të të gjitha kohrave në futbollin botëror.