La Liga, kampionati më i kushtueshëm në botë
Blerja e Neymar nga radhët e Barcelonës, ka bërë që kampionati spanjoll ti shtohet nje tjetër emër i madh i futbollit botëror duke e bërë Primera Divizion, ligën me formacionin më të shtrenjtë në botë. 11 lojtarët e përzgjedhur në La Liga, përbëjnë një formacion i cili kushton plor 576 milion euro. Formacioni më i shtrenjtë i kampionatit spanjoll ka një modul 4-1-3-2Në portë: Kasijas, në mbrojtje: Alba, Pike, Sexho Ramos, Dani Alvesh, në mesfushë: Buskets, Iniesta, Fabregas dhe Ronaldo, në sulm bëjnë pjesë dy yjet e futbollit botëror Neymar dhe Lionel Mesi. Të gjithë këta yje që aktualisht janë pjesë e La Ligas, përbëjnë formacionin më të shtrejntë në botën e futbollit. Ajo që bie në sy në këtë formacion të kampionatit Iberik, është se të 11-lojtarët më të shtrenjtë janë pjesë e dy gjigantëve spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona.Pas kampionatit spanjoll vjen Premier Liga e cila pas Spanjës ka formacionin e dytë më të kushtueshëm për momentin. Sipas përllogaritjeve del që formacioni i yjeve të kampionatit anglez kap shifrën e 493 milion euro, moduli më i përshtashëm për vendosjen në fushë është ai 4-4-2.Në Portë: Çeh, në mbrojtje: Beins, David Luiz, Kompani dhe Zabaleta, në mesfushë: Hazard, Uellshir, Huan Mata dhe Geret Beil, në sulm janë dyshja e Manchester United, Runi dhe Van Persi.Në vendin e tretë renditet Bundesliga Gjermane. Edhe pse sezonin e fundit futbolli gjerman dominoi mbi të tjerët, formacioni më i kushtueshëm i këtij kampionati nuk i kalon dy të parët, pasi arrinë shifrën e 382 milion eurove. Ndërsa moduli më i përshtatshëm për të vendosur në fushë yjet e Bundesligës është ai 4-2-3-1.Në portë: Nojer, në Mbrojtje: Alaba, Subotiç, Humels, dhe Lam, në mesfushë: Shvajnshataiger dhe Havi Matinez, ndërsa për të mbështetur sulmuesin Levandovski janë përsgjedhur tre lojtaret: Riberi, Gëtse dhe Myler. Ashtu si në Spanjë edhe këtu, yjet e Bundesligës i përkasin dy skuadrave, kampionëve të Europës dhe nënkampionëve.I katërti në kampionatet më elitarë të futbollit botëror renditet kampionati Italian, i cili në vitet e fundit ka humbur shumë jo vetëm nga shkëlqimi por edhe prania e yjeve. Formacioni më i mirë i Seria A, llogaritet të kapë shifrën e 314.5 milion euro, ndërsa moduli i përshtashëm për të hedhur në fushë yjet e këtij kampionati është ai: 4-4-2.Në portë: Handanoviç, në mbrojtje: Nagatomo, Kielini, Bonuçi dhe Litshtainer, në mesfushë: Hamshik, Vidal, Markizio dhe El Sharaui, ndërsa në sulm janë përzgjedhur Kavani dhe Baloteli si dy sulmuesit me vlerën më të lartë në merkaton e transferimeve.Në Seria A përveç Juventusit që dominon në 11-shen më të kushtueshme janë përfshirë edhe lojtarë të skuadrave të tjera si Milan, Inter dhe Napoli.