Europa League, Teuta- Dacia Chisinau, formacionet e mundshme
Ndryshe nga Kukësi dhe Laçi, për Teutën eksperienca në Kupat e Europës është shumë më e madhe ndaj edhe fitorja në turin e parë të Europa Ligë shihet si një detyrim në kampin durrsak dhe jo vetëm. Djemtë e detit të cilët u renditën të tretët në kampionat, arritën të siguronin pjesëmarrjen në Europa Ligë, ku shorti i ka vendosur përballë Moldavëve të Daçia Kishinau, një skuadër kjo jo shumë e njohur në arenën ndërkombëtare.Takimi i parë të për të besuarit e teknikut Magani do të jetë të stadiumin “Niko Dovana”, të qytetit të Durrësit. Të luajturit ndeshjen e parë në shtëpi ka bërë që durrsakët të kenë një detyrë të dyfishtë, të arrijnë një fitore me shifra të thella pasi nuk i dihet ndeshjes së kthimit në transfertë. Për përballjen e sotme trajneri i Djemve të Detit, Magani, pritet të hedhë në fushë formacionin: 4-4-1-1.Në portë: Rizvani, në mbrojtje: Idrizi, Osmani, Jakupi dhe Da Silava, në mesfushë: Nika, Hodo, Dosti dhe Hyshmeri, në sulm Mançaku do të jetë mbështetësi kryesor i sulmuesit veteran, Xhafa.Në kampin tjetër skuadra Moldave Kishinau, pritet tu përgjigjet durrsakëve me formacioni: 4-4-2.Në portë: Orbu, në mbrojtje: Molla, Çoajaçari, Mihajlov dhe Krkotiç, në mesfushë: Giura, Mamah, Posmak dhe Ilesku, në sulm do të jetë dyshja: Grosu dhe Matiugin.Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Bastet sportive favorizojnë në këtë takim miqtë nga Moldavia duke e kuotuar fitoren e tyre me koefiçentin 2.4, barazimin 3.2 ndërsa fitorja e vendasve kuotohet me koefiçentin 2.7Ndeshja e kthimit mes Teutës dhe Daçia Kishinao do të luhet pas një jave, në datën 11 Korrik në Moldavi.