Konflikt me armë për pronën, qëllohet në kokë Agim Lika, në kërkim autori

Një person është qëlluar me armë zjarri vetëm pak minuta më parë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur me emrin "Lanabregas", ku shtetasi AgimVisha është qëlluar me plumb në kokë. Menjëherë ai është transportuar në Spitalin Ushtrarak të Tiranës, nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet në vdekje klinike.Sipas të dhënave të para shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt pronësie. Burime të policisë bëjnë me dije se autori i ngjarjes është shtetasi Fatos Lika, burri i motrës së personit të plagosur, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në kërkim të tij.Efektivët e policisë së Tiranës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekspertizën paraprake të vendit të ngjarjes si dhe kanë marrë dëshmitë e para.