Biberaj: Kolltukofaget që firmosën humbjen e 23 qershorit, penguan dhe kandidimin tim

Dëshira, vullneti dhe përkushtimi im u ndeshën në murin e arrogancës së kolltukofageve qe i shkaktuan demokrateve humbjen e 23 qershorit. Ky është reagimi i Aleksandër Biberajt, pak orë pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ku u zyrtarizuan kandidaturat për postin e kreut të PD."Deshiroj te falenderoj nga zemra te gjithe ata mijera anetare dhe simpatizante te PD-se te cilet me inkurajuan dhe me mbeshteten per te kandiduar per kryetar te PD-se. Natyrisht qe ky vendim per mua nuk ishte i lehte! Mora vendimin e kandidimit, duke pasur parasysh, jo thjesht merzitjen dhe zhgenjimin e demokrateve pas humbjes se thelle te 23 qershorit, por me teper nevojen per bashkim me qellim ngjalljen e shpreses dhe besimit. Me shpalljen e kandidimit mora te gjithe pergjegjesite e mia qytetare dhe patriotike perpara demokrateve, shqiptareve dhe vendit tim. Fatkeqesisht deshira, vullneti dhe perkushtimi im ndeshen ne murin e arrogances se kolltukofageve qe i shkaktuan demokrateve humbjen e 23 qershorit. Keta humbes te medhenj vazhdojne akoma ta konsiderojne PD-ne si pronen e tyre me te drejten e trashegimnise mbi te. Qёndrimi i metejshem i ketyre kolltukofageve ne krye te PD-se, do ta demtojё rёndё imazhin dhe tё ardhmen e PD-se", shkruan në rrjetin social FB, Aleksandër Biberaj.Biberaj deklaron më tej se do të vazhdojë karrierën e tij politike, pa specifikuar se në c'mënyrë, por sipas tij, ky kontribut do të jetë në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.“Qe nga viti 2008 e kam ngritur disa here zerin ne forumet e PD-se por edhe publikisht duke paralajmeruar per fenomenet negative qe po shfaqeshin ne qeverisjen e PD-se, por askush nuk mori vesh, dhe ja ku erdhi humbja e 23 qershorit, per te cilen realisht jemi te gjithe te brengosur. Pavaresisht vendimit te sotshem te kryesise qe humbi zgjedhjet, mosha ime, pervoja, vullneti, idealizmi, ndershmeria dhe perkushtimi, me lejojne, me inkurajojne dhe me bejne optimist per vazhdimin e karrieres politike ne sherbim te Shqiperise dhe shqiptareve. Jam futur ne politike me vullnetin tim te lire me 8 dhjetor te vitit 1990 ne moshen 23 vjecare, dhe jam i sigurte se do te jem per nje kohe te gjate ne politike per te vazhduar kontributin tim per Shqiperine. E dua vendin dhe popullin tim. Jam optimist per te ardhmen” përfundon ai.Më datë 22 korrik anëtarësia e PD-së do të votojë për të zgjedhur kreun e ri të PD-së, në një garë mes kryebashkiakut Lulzim Basha dhe ministrit aktual të Transportit Sokol Olldashi. Kjo u bë e ditur sot pas mbledhjes rreth 2 orëshe së Kryesisë së PD-së nga vetë kryetari i dorëhequr i PD, zSali Berisha. Ai tha se vërtet u paraqitën 4, por 2 janë kandidaturat finale.“Lulzim Basha dhe Sokoll Olldashi. Kryesia i paraqet para anëtarësisë këto si kandidatura zyrtare të PD”.Berisha theksoi se parashikon një proces dinjitoz për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.