Muhedini: PDIU nuk ka frikë nga opozita, Dule ushtar i bindur i qarqeve antishqiptare
Edhe pse një nga surprizat e zgjedhjeve të 23 qershorit pas LSI, PDIU me 5 mandate deputetësh do t’i duhet të jetë në opozitë. E ndërsa zërat nuk kanë munguar për mundësinë e një tretativë për të kaluar majtas, nisur edhe nga kauza që përfaqëson dhe deklaratat e mëparshme të liderit të saj Idrizi se do të jetë gjithmonë në qeverisje, vetë Presidenti i PDIU Tahir Muhedini njëherësh deputet i Kuvendit të ri për qarkun e Tiranës shprehet se kjo parti nuk i frikësohet të qënit në opozitë.“Partia jonë nuk është një parti ideologjike, ka një kauzë shumë të madhe të lënë në harresë prej vitesh. Është PDIU që sensibilizoi opinionin mbarë shqiptar për këtë çështje madhore. Ne e kemi thënë edhe para fushatës që ne si parti duhet të jemi gjithmonë në qeveri, por nuk frikësohemi fare për të qenë në opozitë, ne si komunitet ishim në opozitë për 70 vite. I gjithë populli çam e ka zgjedhur problemin ekonomik në punë private” tha ai.Duke komentuar rezultatin zgjedhor, Muhedini shprehet se për PDIU si forca e katër politike në vend, dalin objektiva të tjera për të ardhmen, sigurimi i dy mandateve në 5 qarqet e vendit.“Të gjithë kandidatët në çdo qark pretendonim për mandatin e dytë. Falenderoj të gjithë elektoratin e Tiranës, të gjithë qytetarët dhe miqtë e mi, në mënyrë të veçantë bashkëqytetarët e mi. Ne e filluam fushatën pak vonë, se i kushtuam shumë vëmendje rezolutës. Ishte obkjektiv i partisë sonë. Pas 70 vitesh ne pamë një varrezë monumantale në Qafë Botë, ne që kemi njerëzit tanë atje kemi një lloj qetësise në vetvete. Për herë të parë në këtë varrim morën pjesë hoxhallarë nga të gjitha trojet shqiptare, që krijoi një emocion mjaft të madh.Sot ne jemi forcë e katërt në Shqipëri dhe forcë e dytë e koalicionit të djathtë. Besoj se duhet një kohë më e gjatë që në 5 qarqet të mos luftojmë më për një mandat, por nga dy. PDIU është një parti mbarëkombëtare. Unë kam marrë shumë vota nga tiransit autoktonë. Kjo është meritë e zotit Idrizi që ka insistuar që partia jonë të jetë e hapur dhe të ketë një plan kombëtar” deklaroi Muhedini.Duke vlerësuar se mbi Çamërinë nuk ka ansjë interes tjetër personal, Presidenti i PDIU shumë i rezervuar dha një koment për Ora News edhe lidhur me Aleancën Popullore. Sipas tij, kreu i AP Dojaka duhet të bëjë një analizë të hollësishme, për të mos u përdorur në mënyrë të turpshme si në garën zgjedhore që lamë pas.“Këta djem duhet të kuptojnë dhe të bëjnë një analizë pas zgjedhjeve, një analizë të vetvetes, të kuptojnë që mos të përdoren në mënyrë të turpshme. Ata u përdorën që PDIU të mos merrte mandate. Ne e kemi mbajtur gjithmonë atë qetësinë tonë, Idrizi nuk ka dashur të përplaset. Çështja came na do të gjithë shqiptarët bashkë. Ne kemi ambicje shumë të mëdha, që sot do përpiqemi për zgjedhjet lokale.Do t’ju them këtyre të AP, ajo që ndodhi në mënyrë të paturpshme, vollën vrer për ne duke arritur të na quajnë deri edhe pseudoçam, se ne jemi përfaqësues të dy familjeve të mëdha që kemi dhënë kontribute në qeevrinë e Vlorës, Lidhjen e Prizrenit, kemi njerëz që na janë vrarë. Nëse jemi për Çamërinë, para saj duhet të përulemi të gjithë, të jemi të gjithë bashkë dhe të cojmë përpara këtë amanet që kemi. Megjithëse hyn për të na dëmtuar nuk morën dot asnjë mandat. Nëse janë për Çamërinë, dera është e hapur” tha më tej ai.Ndërkaq Muhedini nuk ka qenë kaq diplomat në lidhje me kreun e PBDNJ Vangjel Dule, duke e cilësuar një ushtar të bindur të qarqeve antishqiptare greke. Sipas tij, minoriteti grek duhet të zgjedhë një kryetar partie të denjë për të përfaqësuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre.“Zoti Dule ka qenë gjithmonë i shqetësuar për ne, qoftë me 2 apo 5 deputetë, është një ushtar i bindur i qarqeve antishqiptare greke, ka qenë një parti që ato vota që merrte i merte përmes pasaportave. Sot ai e sheh veten që as në politikë nuk do jetë. Me minoritarët grekë ne jemi ortakë në biznese, ësstë Dule që kërkon ta prishë këtë atmosferë. Minoriteti grek duhet të gjejë një kryetar partie që tu sherbejë interesave të tyre, jo për të shkatërruar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ne s’duam të hymë në konflikt me asnjë, por Dule është i pandërgjegjshëm. Dulja ti thotë faleminderit Amos Dojakës që me votat e tij doli deputet i Kuvendit. Dua ti them edhe atij Koços, që se ka fare haberin për çështjen çame, që të merret me koçot dhe jo me çështje që si takojnë”përfundoi Presidenti i PDIU, Tahir Muhedini.