Nënstacioni i ri elektrik në Tiranë, CEZ: Investimi për të përballuar rritjen e konsumatorëve
CEZ Shpërndarje ka nisur ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik në Tiranë, për të përballuar rritjen e popullësisë së kryeqytetit dhe për pasojë rritjen e kërkesës për energji elektrike.Nënstacioni i Farkës, që pritet të nisë punën në fund të verës, do të mundësojë furnizim me energji pa ndërprerje të Saukut dhe Farkës, zona këto problematike sidomos gjatë stinës së dimrit.Investimi prej 133 milion lekësh sipas drejtorit të departamentit Inxhinierik të CEZ, Ari Luarasi, janë siguruar nëpërmjet shkurtimeve të shpenzimeve nga kompania energjetike.Nga ana tjetër, Luarasi paralajmëroi se të gjithë konsumatorët debitorë do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.Nënstacioni i Farkës është pjesë e investimit prej 653 milionë lekësh që CEZ ka parashikuar për ndërhyrje në të gjithë territorin e vendit.