Kepi i Rodonit, FSHZH: Drejt përfundimit të asfaltimit të rrugës

Marisa dhe Roland Waldburger, kanë udhëtuar gjatë nga Zvicra për të vizituar Shqipërinë. Ka mjaftuar një botim guide-turistike i Shqiperise për të orientuar çiftin dhe kurioziteti për të njohur vendet bregdetare që edhe për shqiptarët nuk janë krejtësisht të zbuluara.Çifti Waldburger në autmojetin e tyre kanë udhëtuar në drejtim të Kepit të Rodonit.Ndalesa e parë, sipas tyre instiktivisht, ka qenë ndalesa në kishën e Shën Ndout, ndërtesa e paqtë, e heshtur por e ruajtur me fanatizmin në të gjithë epokat. Afreske dhe piktuara marrin interpretimin e tyre edhe nga Marisa dhe Roland.Ata duan të marrin çfarë të mundin nga Shqipëria, përshtypjet dhe kujtimet më të bukura, për këtë arsye ata u ngjitën deri në pikën më të lartë të Kepit të Rodonit, aty ku sytë prehen në Adriatikun e kthjellët dhe historia gjendet në kalanë e Skëndërbeut.E për të zbuluar këto perla turistike që deri dje pak flisnin dhe dinin për to, rruga ka dhënë kontributin më të madh për t’i kthyer ato në destinacionet turistike. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërhyrë në rehabilitimin e kësaj rruge, e cila ka një gjatësi mbi 5 km nga fshati Shetaj - Kisha e Shën Ndout. Para një viti kjo rrugë u shtua me çakull, për të qënë në harmoni me natyrën ende të paprekur. Por FSHZH ndërhyn sërisht për të asfaltuar këtë rrugë dhe drejtori Benet Beci tregon arsyet.Fshati Shetaj ka qënë dikur i izoluar, ndërsa sot po ndërtohen çdo ditë shtëpi të reja, favorizuar nga afria me detin.Vetëm në një vit, pasi është ndërhyrë në infrastrukturë nga FSHZH dhe qeveria shqiptare Kepi i Rodonit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit dhe turistët.Natyra ende e virgjër, po dhe rruga e asfaltuar të jep mundësinë të jesh jo vetëm në objektet e rëndësishme fetare me një hitori të gjatë shekullore, por dhe të shijosh bregdetin. Kepi i Rodonit ka formën e një gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik dhe përpara se të arrish në kalanë e Skënderbeut e ndërtuar nga vetë Heroi ynë Kombëtar në vitin1451-1452.Dhe ashtu si çifti Waldburger, pati dëshirën dhe eksploroi Kepin e Rodonit, ndërtimi i rrugës me standardet më të mira i jep mundësi çdo qytetari, pushuesi e turisti të shijojnë një nga vendet më të bukura të vendit, jo më larg se 15 min distancë nga Gjiri i Lalzit.