Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri, shqetëson Serbinë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciç, ka deklaruar se marrëveshja ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë paraqet një problem serioz.Vucic ka thënë se Serbia po punon që të mbrojë qytetarët e saj dhe se për këtë çështje duhet të bisedojë me Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.Vucic ka thënë se është gjë e mirë që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është në veri të Kosovës dhe që NATO-ja garanton se FSK-ja nuk do të dërgohet atje."Na duhet të mbrojmë popullin tonë, por pa i shkaktuar asnjë problem Serbisë në planin ndërkombëtar", ka thënë Vucic në një takim me gazetarë, i pyetur lidhur me marrëveshjen ushtarake të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë.Marrëveshja SOFA, e nënshkruar të hënën në Prishtinë mes Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Arben Imami, rregullon procedurat e hyrjes-daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civil apo personave në varësi.