Rompuy nesër në Beograd e Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2013, 14:39
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, do të qëndrojë nesër në Kosovë, ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit.Kjo vizitë ndodh në kohën kur, sipas Rompuyt, Bashkimi Evropian është duke bërë hapa historikë në raportet me vendet e Ballkanit.Ai sonte do të marrë pjesë në manifestimin e Kroacisë, me rastin e hyrjes në Bashkimin Evropian.Nga Zagrebi, Herman van Rompuy do të niset për në Beograd, ku do të takojë zyrtarët e lartë të shtetit.Ai pritet të inkurajojë Serbinë për të ecur përpara drejt rrugës së integrimit evropian, duke rikujtuar se rruga drejt Evropës është përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.Nga Beogradi, Rompuy do të udhëtojë drejt Prishtinës ku edhe atje do të takohet me krerët e shtetit.