Ceremonia e anëtarësimit, Nikolliç kryeson delegacionin serb në vizitën 2 ditore në Kroaci
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, do të udhëheqë delegacionin shtetëror serb në një vizitë dyditore në Kroaci, me rastin e pranimit të saj në Bashkimin Evropian.Në delegacionin serb do të jenë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm, Ivan Mërkiç, dhe këshilltari i presidentit, Marko Gjuriç, raportojnë mediat serbe.Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është ftuar po ashtu të marrë pjesë në kremten e Kroacisë, më 1 korrik.Pas shtatë vitesh procesi i pranimit të Kroacisë në BE më në fund u mbyll. Hyrja e Kroacisë në BE vjen në një kohë të vështirë për Bashkimin Evropian. BE-ja gjendet në mes të krizës më të keqe që ka përjetuar ndonjëherë, dhe dëshira për të përfshirë më shumë anëtarë, ka rënë në zero.Një pjesë e shtypit gjerman e vlerëson në mënyrë kritike e deri polemike anëtarësimin e Kroacisë, pasi ekziston frika se Kroacia do të bëhet si Greqia varr për paratë gjermane.BE mendon se Kroacia do të luajë një rol pozitiv dhe aktiv në procesin e afrimit të BE-së me të gjithë rajonin, megjithatë vitet e ardhshme do të tregojë nëse Kroacia do ta përmbushë këtë rol.