Rritje drastike e borxhit publik në Maqedoni, shkon në 34.2%
Nuk ka të ndalur borxhi publik i Qeverisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në Maj të këtij viti, borxhi arriti 34.2% nga Prodhimi Bruto Vendor dhe është 2 miliardë e 731 milion euro. Ky është niveli më i lartë i borxhit publik në shtatë vitet e fundit.Në raport me muajin prill, borxhi është rritur për rreth 15 milion euro, ndërsa krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, borxhi në 5 muajt e parë të vitit është rritur për 187 milionë euro.Të dhënat tregojnë se në muajin maj, rritja e borxhit publik është rezultat i rritjes së marrjes së borxhit të brendshëm që tani është 1 miliardë e 61 milion euro, ndërsa tek borxhi i jashtëm shënohet një ulje e vogël dhe në muajin Maj ajo ka qenë 1 miliardë e 664 milionë euro.Borxh i përgjithshëm publik 2 miliardë e 731 milion euroBorxhi i brendshëm 1 miliardë e 060 milionë euroBorxhi i jashtëm 1 miliardë e 664 milionë euroPara disa ditëve niveli i borxhit të Maqedonisë u gjet edhe në raportin e FMN-së. Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dërguan porosi se duhet të zvogëlohet deficiti buxhetor primarë për 1.6% por edhe të ngadalësohet rritmi i huamarrjes.FMN-ja theksoi se është e nevojshme miratimi i një strategjie fiskale afatmesme, si dokument kyç për projektimin dhe bërjen e politikave fiskale. Strategjia duhet të jetë kompromis mes nevojave për rritjen e shtuar nga njëra anë dhe sigurimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe qëndrueshmërisë së borxhit dhe me kohë të ulet borxhi dhe deficiti buxhetor.Ndërkohë, një pjesë e ekspertëve të ekonomisë paralajmëruan se tani më është shfrytëzuar hapësira për borxhe të mëtejshme dhe nëse në të ardhmen sërish marrim borxhe, atëherë ato do jenë me çmim më të lartë, sidomos kur agjencia kreditore “Standard & Poors” e uli vleresimin e Maqedonisë në BB- (minus).