Bildt: Marrëveshja me Beogradin dhe MSA, arritje të mëdha për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka thënë se gjatë javëve të fundit kanë ndodhur dy gjëra të rëndësishme për Kosovën, si marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovë dhe Serbisë dhe vendimi për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) për Kosovën. I pyetur se a janë pjekur kushtet që edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza, ai ka thënë se janë disa kritere që duhet të përmbushen dhe për këtë vetëm ka inkurajuar autoritetet e Kosovës që të punojnë në këtë drejtim.Këto komente i bëri ai pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, ku ky i fundit falënderoj mysafirin për të gjitha ato që ka bërë për Kosovën.Por mysafiri suedez ja kthej falënderimet kryeministrit Thaçi, duke i thënë se ka bërë një punë të madhe në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nisjen e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.“Vërtet falënderime dhe mirënjohje të thella për ju si kryeministër dhe për Kosovën për dy arritje shumë të mëdha gjatë javëve dhe muajve të fundit. Marrëveshja me Beogradin edhe pse keni shumë çështje të implementimit përpara jush, por jam absolutisht i bindur për punën tuaj ose zbatimin. Po ashtu edhe për Beogradin edhe ata kanë punët për implementimin dhe e dyta që ndoshta do të jetë e para për të filluar marrëveshjen negocimin për MSA-në, pra që do të thotë edhe fillimi i marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe me këtë po lëvizim përpara drejt integrimit evropian”, ka theksuar Bildt.Ai ka shtuar se i tërë rajoni në qoftë se është në gjendje të tejkaloj problemet nga e kaluara vërtet mund të lëvizim përpara dhe kështu do mundësohej një zhvillim më i mirë ekonomik dhe social.Bildt ka thënë se sot është një ditë e mirë me diell, duke shtuar se po mbretëron një kohë e mirë për Kosovën dhe për tërë rajonin.Por i pyetur se a janë pjekur kushtet që edhe qytetarët kosovar të udhëtojnë lirshëm pa viza, Bildt vetëm ka inkurajuar autoritetet e vendit që të punojnë në përmbushjen e kritereve që janë dhënë nga Komisioni Evropian.“Kemi pasur diskutim me këtë dhe e kuptoj që është një listë e Komisioni Evropian që kanë mbledhur 70 çështje të ndryshme që duhet të adresohen nga autoritetet kosovare dhe jam i informuar që kjo çështje është duke shkuar shumë mirë dhe do të ketë një vlerësim nga Komisioni Evropian gjatë vjeshtës dhe pastaj komisioni natyrisht se ka ambicie që të formuloj rekomandimin për ministrat e shteteve të BE-së para se të përfundoj mandati i këtij komisioni qysh vitin e kaluar. Vetëm dua të inkurajoj autoritetet kosovare që të vazhdojnë të punojnë në këtë plan të posaçëm pune që është hartuar”, ka theksuar ai.Ndërkohë i pyetur për ish ambasadorin Lulzim Peci në Suedi, ai nuk ka dhënë ndonjë vlerësim vetëm ka përmendur që ka takuar atë sa ka qenë në detyre, duke ju shmangur pyetjes.Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja e arritur me Serbinë do të zbatohet në tërësi duke konfirmuar edhe mbajtjen e takimit mes tij dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiq me 8 korrik, në Bruksel.“Pata kënaqësinë të informoj zotërinë Bild për punët e mira që po bëhen nga Kosova në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ne do të i kryejmë të gjithë obligimet tona që dalin në këtë proces edhe implementues. Takimi tjetër do të ndodh edhe mes dy kryeministrave nën udhëheqjen e Baroneshës Ashton me datën 8 korrik ku do të diskutohen çështjet e implementimit, çështjet e telekomunikacionit dhe të energjisë, ndërsa në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me agjendën tonë implementuese”, është shprehur Thaçi.Duke folur për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, kryeministri ka thënë se me këtë Kosova ka hyrë në binarët e integrimit evropian, njëherë duke shpresuar që edhe liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejt.“Edhe fillimi i procesit Asocim Stabilizimit për Kosovën është një e arritur e jashtëzakonshme e shtetit të Kosovës në binarët evropian dhe do të lëvizim shpejt, do të lëvizim në mënyrën më cilësore të mundshme. Është një e arritur e merituar dhe unë besoj që shpejti do të kemi edhe liberalizimin e vizave”, ka deklaruar ai.Shefi i ekzekutivit të vendit tha se nga takimi i fundit që ka zhvilluar në zyrën e tij dhe deri takimi i sotshëm rajoni i Ballkanit ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme në kuptimin më pozitiv të mundshëm.Gjithashtu ai theksoi se Kosova po përgatitet që gjatë kësaj vjeshte të organizoj zgjedhjet lokale për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës me pjesëmarrjen e gjitha komuniteteve përfshirë edhe serbët e veriut, që pastaj të jetë lidershipi legjitim.Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt pas vizitës në Beograd, qëndroi edhe për një vizitë në Prishtinë, ku ka takuar kryeministrin e vendit, Thaçin, si dhe liderët e partive opozitare në Kosovë.