Jahjaga: Kosova hapa historik drejt BE-së. Pengimi i Jacobson, i paprecedent
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga mendon se anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian do të shpejtoj anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian Jahjaga thotë se janë ndërmarrë hapa historik dhe se janë arritur rezultate evidente në luftën kundër korrupsionit, dukuri kjo me të cilën përballen edhe vendet e rajonit.“Gjithsesi se Kosova ka ndërmarrë hapa historik të themi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe shihen edhe vendimet e para disa ditëve me japjen e dritës së gjelbër për proceset apo Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Ne si institucione por edhe të qytetarët e Kosovës nuk shohim ndonjë alternativë tjetër dhe konsensusi i vetëm që i përmbushë të spektrin politik dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është agjenda evropiane dhe agjenda integruese”, ka thënë Jahjaga.Ndërkohë presidentja e ka quajtur të pa precedent sulmin ndaj ambasadores amerikane në Kosovë, Tracy Ann Jacobson.“Sulmi dhe pengimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara Tracy Ann Jacobson është krejtësisht i pa pranueshëm dhe është akt ta themi i pa precedent që është plotësisht në kundërshtim me vlerat dhe parimet e shoqërisë sonë dhe të shtetit tonë që jemi duke e ndërtuar me ndihmën e tyre. Diplomatët e akredituar në Republikën e Kosovës janë përfaqësues të shteteve të tyre dhe sulmi ndaj tyre dhe sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shteteve të atyre dhe sulmi dhe pengesa ndaj diplomatëve është një shkelje e rëndë e demokracisë së shtetit tonë, një shkelje e rëndë e ligjit dhe është një sjellje krejtësisht e papranueshme dhe është një sjellje e rëndë dhe fyese”, ka thënë Jahjaga.Jahjaga po qëndron në Zagreb ku po merr pjesë në kremtimin me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian.