Takimi i ardhshëm Thaçi-Daçiç më 8 korrik

Çështja e telekomit dhe energjisë do të mbledh sërish në një takim të përbashkët kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, më 8 korrik në Bruksel.Kryeministri Thaçi ka konfirmuar sot, pas takimit që zhvilloi me ministrin e jashtëm suedez, Carl Bildt, se më 8 korrik, do të zhvilloj takimin e radhës me kryeminsitrin Daçiç, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.“Do të diskutojmë çështjet që kanë të bëjnë me telekomin dhe energjinë si dhe do të vazhdojmë bisedimet me axhendën tonë implementuese të marrëveshjes”, ka thënë Thaçi.