Greqi, rikthehet Trojka, kërkon masa të reja shtrënguese
Ndërsa qeveria greke po përgatitet për një rikthim të ekspertëve të Trojkës një dokument i siguruar nga mediat greke tregon nevojën potenciale për masa shtrënguese të reja dhe nëse autoritetet dështojnë për të përmbushur objektivat një hendek financiar është përpara.Sipas dokumentit masat e reja të paspecifikuara mund të merren në qoftë se autoritetet nuk arrijnë të mbledhin të ardhura të mjaftueshme nga borxhet e papaguara ndaj shtetit duke krijuar kështu një boshllëk financiar.Një tjetër çështje e mprehtë që pritet të dominojnë bisedimet është kërkesa e Trojkës për largimin e 12.500 nëpunësve civilë në një skemë të ashtuquajturës lëvizshmëri, në të cilën punonjësit do të marrin një pagë të reduktuar për një vit përpara shqyrtimit të statusit. Por pavarësisht kërkesave të Trojkës kryeministri grek Antonis Samaras beson se greqia është në rrugën e duhur."Një vit më parë morëm përsipër qeverisjen e vendit me një bashkëpunim qeveritar tripartiak, në kushte tepër dramatike. Brenda një viti përgënjeshtruam gjithë skenarët e katastrofës. E mbajtëm Greqinë në Europë, ndërsa me komunikimin për gazsjellësin TAP, e vendosin Greqinë për së mbari në hartën energjetike botërore, e shndërrojmë në një pol investimesh, duke krijuar mijëra vende pune. Ishte lajmi më i mirë në dhjetë vitet e fundit dhe do të ketë dhe lajme të tjera të mira. Premtuam se nuk do ta lëmë Greqinë të dalë nga euro dhe ja ku jemi" tha Samaras në kongresin e 9-të të partisë që ai drejton.