Ministri i Jashtëm i Suedisë Bildt viziton sot Kosovën

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, viziton sot Kosovën, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit.Vizita e tij ndodh pasi Bashkimi Evropian ka marrë vendim për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.Bildt ka vizituar dje Beogradin ku është shprehur se hapja e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian nuk nënkupton se problemet do të zgjidhen vetë, por ky proces hap një varg mundësish të rëndësishme për  vendin.Një ditë më parë, Prishtinën dhe Beogradin e vizitoi edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Van Rompuy theksoi se Kosova me marrjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përforcon perspektivën e saj drejt Bashkimit Evropian, ndërsa ka shtuar se me përmbushjen e kritereve do të hiqen edhe vizat për qytetarët kosovar.