Fyle: Maqedonia duhet të përmbush kushtet e përcaktuara nga BE
Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka deklaruar se Maqedonia duhet të përmbush detyrimet që ka në planin e integrimit në BE.Ai këtë e theksoi në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, ku me theks të veçantë ka përmendur zgjidhjen e kontestit të emrit, por edhe zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë, kur opozita dhe gazetarët dhunshëm u nxorrën nga institucioni legjislativ.Eurokomisioneri Fyle bëri thirrje për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe më pas Komisioni Evropian të angazhohet për dhënien e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim.“Mendoj se është koha për të bërë diçka rreth kontestit të emrit. Koha është për këtë çështje”, theksoi Fyle.Ai nënvizoi nevojën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së 1 Marsit midis pozitës dhe opozitës maqedonase, ku me ndërmjetësimin e tij u arrit zhbllokimi i krizës politike dhe nevoja e intensifikimit të dialogut politik dhe zbardhja e ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit të kaluar.Fyle shtoi se pret që komisioni i formuar në bazë të marrëveshjes të kryejë punën si duhet.