Aksident tragjik në Kumanovë, 6 të vdekur

Gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa është shuar një familje prej katër antarësh, prindërit dhe dy fëmijët e mitur 4 dhe 6 vjeç. Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën Kumanovë - Kriva Pallankë, në verilindje të Maqedonisë në kufi me Bullgarinë, ku dy automjete u përfshinë në aksidentin e rëndë.Në këtë tragjedi u shua një familje katër-anëtarëshe e cila po udhëtonte me një automjet të tipit "BMË", e cila u përplas me një makinë tjetër të tipit "Pasat" në të cilin po udhëtonin dy viktimat e tjera, një punonjës policie me një mikun e tij.Në momentin e përplasjes është shkaktuar një shpërthim i fortë dhe automjetet janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 6 personave që udhëtonin në dy makinat. Në rrjetet sociale është publikuar video që tregon momentin e shpërthimit pas përplasjes së dy makinave, video e regjistruar nga kalimtarë të rastit.Dy prindërit 39 vjeç dhe fëmijët e tyre 4 dhe 6 vjeç mbetën të shkrumbuar në aksident, e po ashtu dhe dy personat rreth të 50-tave që ndodheshin në mjetin tjetër.Shpejtësia e madhe e të dy automjeteve dyshohet të ketë qënë shkaku  këtij aksidenti tragjik.