Zagreb, Thaçi e Jahjaga shoqërohen me Nikoliçin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2013, 12:35
Ceremonia e anëtarësimit të Kroacisë në BE duket se afroi edhe më tepër liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.Një shtrëngim dore mes Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daciç tashmë nuk përbën më lajm, por ai që ka pranuar tashmë realitetin e Kosovës duket edhe presidenti serb Tomislav Nikoliç.
Ndryshe nga herët e tjera Nikoliç nuk i është shmangur afërsisë me Presidenten e Kosovës, ndërsa mes tyre ndodhej Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.Ish-republika jugosllave e bëri kërkesën për anëtarësim para 10 vjetësh dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Vendi prej 4.4 milionë banorësh bëhet shteti i dytë ish-Jugosllav që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004.