Takimi i parë Ivanov-Papuljas në Zagreb

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, mbrëmë në Zagreb u takua me homologun e tij grek, Karolos Papuljas. Ky është takimi i parë i mbajtur midis Presidentëve të dy vendeve."Me nismën time për herë të parë u takuam me presidentin grek dhe kemi biseduar në mënyrë transparente si njerëz për dy shoqëritë tona, për qytetarët tanë, dhe si mundemi ne si presidentë të kontribuojmë të ketë një bashkëpunim më të madh midis dy shoqërive, trendet e reja të cilat filluan të ndodhin midis qytetarëve të dy vendeve", deklaroi presidenti Ivanov pas takimit në Zagreb.Papuljas, sipas presidentit të Maqedonisë, ka premtuar takim të ri."Mbeti ta vazhdojmë bisedën. Premtoi se do të kemi edhe një mundësi tjetër të bisedojmë përsëri. Kështu që këtë e ndjej si depërtim, pasi që nga pavarësia jonë deri më tani nuk ka pasur takim midis një presidenti grek dhe atij të Maqedonisë", deklaroi presidenti Ivanov.Shefi i shtetit, i cili mbrëmë në sheshin e Zagrebit "Ban Jellaçiç" mori pjesë në festën qendrore me rastin e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian, dërgoi urime deri te qytetarët e këtij vendi dhe i dëshiroi të gjithë të mirat në zhvillimin e mëtejmë."Me anëtarësimin e çdo vendi nga rajoni jonë në Bashkimin Evropian fiton i gjithë rajoni, pasi që do ta kemi edhe një mbështetës. Ja tani, Sllovenia dhe Kroacia bashkë e filluan procesin e njohur si "Procesi i Bërdos", që rajoni ynë në tërësi, të gjithë ne që sot ishim në mëngjes, të takohemi përsëri në prani të presidentit francez Olland. Kjo tregon se ekziston dëshira për bashkëpunim dhe ndihmë. Megjithatë, në mënyrë simbolike, për ne kjo ka rëndësi të madhe, pasi që për herë të parë, me hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Evropian, qytetarët e Maqedonisë hyjnë në Bashkimin Evropian. E dini, në kushtetutën kroate qytetarët e Maqedonisë njihen dhe kjo për ne ka rëndësi të veçantë dhe satisfaksion personal, pasi që nuk do të kenë alibi euro-burokrate të mos e shfrytëzojnë fjalën Maqedoni", deklaroi presidenti Ivanov në Zagreb.