Rasmussen përshëndet vendimet për Kosovën e Serbinë

Seketrari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur bisedimet e pranimit me Serbinë dhe ato të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën.“Këto vendime tregojnë se sa shumë mund të arrihet përmes reformave dhe dialogut. Pres që palët të jenë të qëndrueshme në zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij, duke ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, ka thënë Rasmussen.Ai gjithashtu ka uruar Kroacinë për hyrjen e saj në Bashkimin Evropian të hënën, më 1 korrik.