BE: Miratohet hapja e negociatave për MSA me Kosovën

Në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt sot në Bruksel edhe formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën.Këtë e ka shpallur presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.Më herët, Herman Van Rompuy ka shpallur nëpërmjet rrjetit social Twitter, se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian.Pritet që bisedimet me Serbinë të fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.