Van Rompuy: S’ka kushte të reja për Serbinë

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, ka thënë se nuk do të ketë kushte të reja për Serbinë, që të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE.Ai i ka bërë këto komente në një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, raporton REL.Konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet më së voni në janar të vitit 2014, ndërsa para saj, Këshilli i Evropës, në takimin e dhjetorit, do të miratojë kornizën për negociatat, ka bërë të ditur Qeveria e Serbisë, pas bisedës Daçiç-Van Rompuy.Po ashtu është konfirmuar se presidenti i Këshillit të BE-së do të vizitojë Beogradin të hënën, më 1 korrik.Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është njëri ndër kushtet kryesore për Serbinë që të avancojë në procesin e integrimit evropian.Prishtina dhe Beogradi kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim raportesh më 19 prill.