Kreu i PD-së, Olldashi hyn zyrtarisht në garë: Do ndërtoj themelet morale

Pas takimit që ka zhvilluar një ditë më parë me kreun e dorëhequr të selisë blu Sali Berisha, deputeti   Sokol Olldashi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për drejtimin e selisë blu.Në një deklaratë të shkurtër për mediat Olldashi është shprehur se futet në këtë garë dhe se kërkon që të përfaqësojë   denjësisht vlerat e demokratëve ndërsa tha se ka qenë pjesë e PD-së prej 23 vitesh në opozitë dhe në pushtet.“Pas shumë e shumë takimesh me përfaqësues të institucioneve bazike te Partisë Demokratike dhe pas një takimi që kam zhvilluar dje me Kryetarin Sali Berisha, i jam drejtuar sot Kryesisë së Partisë me kërkesën për regjistrimin e kandidaturës për garën e shpallur për funksionin e Kryetarit të Partisë Demokratike, parti ku unë militoj prej 23 vjetësh. Hyj në garë me dëshirën për të përfaqësuar militantët e partisë, antarët e Partisë Demokratike por edhe ata që janë pjesë e opozitës që kjo parti ka zhvilluar në vitet '97-2005 dhe pjesë e arritjeve madhore të qeverisë së kësaj partie në vitet 2005 e deri më sot. Hyra në garë me vendosmërinë për të fituar përgjegjësinë e përfaqësimit të 100 mijë antarëve të Partisë Demokratike dhe me synimin për të rindërtuar themelet morale mbi të cilat bashkë me ta do të ngre opozitën sot për tu rikthyer shumicë nesër.  Sepse besoj se proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe se shumica e shqiptarëve ende besojnë në moralin dhe me idenë për të çuar vendin përpara!” tha OlldashiDeri në enjten në mbrëmje pritet që pranë selisë blu të dorëzojnë platfoemën për drejtimin e PD-së , tashmë në opozitë, personalitete të cilat janë pjesë e strukturave të PD-së  dhe që kanë kontributin e  tyre në këtë parti.Ndërsa flitet ende vetëm në media që kësaj gare do ti bashkohet  kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, deputeti dhe ish kryetari i PD-së Eduart Selami, Aleksandër Biberaj, ende pritet   zyrtarizimi i këtyre qëndrimeve përmes deklaratave publike në selinë e PD-së.