PKDSH: Presim finalizimin e marrëveshjes me PS

Pasi kanë siguruar një mandat deputeti në Shkodër, Kristiandemokratët i kanë idetë e qarta, ata kërkojnë respektimin e marrëveshejs nga PS, që i jep atyre të drejtën e një portofoli ministror.Por cilën ministri do ti kërkojnë Edi Ramaës? Deputeti i vetëm i zgjedhur nga kjo parti, thotë se nuk kanë anjë propozim konkret.“Marrëveshja është bërë dhe nuk kemi asnjë arsye që marrëveshja nuk do zbatohet, jemi në negociata e sipër dhe ende nuk është marrë asnjë vendim nga aleati kryesor PS. Presim nuk kemi finalizim akoma. Sa për ne, nuk kemi shprehur preferenca akoma”, tha Frroku.Sipas marrëveshjes së nënshkruar me aleatët, PS garanton një post ministri për aleatët që arrijnë të marrin një mandat.Mark Frroku i është i pari në listën e PKDSH-së në Qarkun e Shkodrës. Nëse do të hyjë në Qeverinë e Ramës do t'i duhet t'i lëshojë mandatin të dytit e listës, që është vëllai i tij Arben Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.