U vetëplagos aksidentalisht, përmirësohet gjendja e efektives së komisariatit nr. 1
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2013, 17:22
Del nga rreziku për jetën punonjësja e policisë që u vetëplagos nga pakujdesia vetëm dy ditë më parë në kryeqytet.Eriona Hyseni, 22 vjeçe, punonjëse e policisë së Komisariatit Nr. 1 në Tiranë u vetëplagos nga pakujdesia me armën e shërbimit në banesën e saj më 28 qershor.Pas incidentit, ajo u transportua menjëherë në spitalin ushtarak, në gjendje tepër të rëndë, ndërkohë që tashmë e ka tejkaluar rrezikun për jetën, ajo vijon trajtimin për rehabilimin e plotë.