Përmet, sherri mes taksistëve, 15-vjecari qëllohet me thikë

Sherri mes dy taksistëve në Përmet ka përfunduar në plagosjen e një 15-vjecari, djali i njërit prej drejtuesve të mjeteveNgjarja e rëndë ka ndodhur në një pike parkimi taksish ku dy taksistët Sazan Zoto dhe Gjergji Kanani janë debatuar ashpër mes tyre dhe më pas sherri ka degjeneruar në dhunë fizike.15-vjeçari me iniciale R.K, djali i taksistit Gjergji Kanani ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por në konflikt e sipër taksisti Sazan Zoto e ka qëlluar më thikë në shpinë.Menjëherë 15-vjeçari është dërguar në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, Sazan Zoto ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka sekuestruar 1 armë zjarri tip kallashnikov si dhe një shandan të cilin autori e kishte vjedhur në kishë.Ndërkohë materialet në ngarkim të Zotos i kanë kaluar prokurorisë për akuzat “tentativë vrasje, “armëmbajtje pa leje” dhe “vjedhje”