Bulevardi i Tiranës, Basha: Ka nisur procedura e parakualifikimit të ofertave

Pavarësisht se qeveria e re e cila pritet të konfirmohet në shtator e ka kundërshtuar ndërtimin e bulevardit të Tiranës projekti do të realizohet. Kryetari Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka deklaruar se projekti po ecen he pritet që të kalohet në fazën tjetër. Sipas kryebashkiakut pavarësisht kundërshtimit të këtij projekti nga e majta, bulevardi i ri do të ndërtohet pasi është në interesin e qytetarëve.“Ky vend ka një kushtetutë, ka ligje dhe jam i bindur se kushtetuta e ligjet dhe dëshira e qytetarëve për ta parë qytetin e tyre më mirë do të prevalojë mbi çdo vullnet tjetër”tha ai.Kreu i Bashkisë ndërkohë inaguroi rikonstruksionin e kopështit 35 në kryeqytet dhe premtoi se puna në këtë drejtim do të vijojë edhe në të ardhmen.“Sot fillon rikonstruksioni i kopshtit, në këtë lagje të vjetër të Tiranës. Kopshti po kështu është vjetruar në çdo parametër, kapacitetet që janë tërësisht të pamjaftueshëm për nevojat e lagjes, në cilësinë e shërbimit, ka mungesë totale të kushteve elementare, siç është ngrohja qendrore por edhe në parametrat e tjerë që kanë të bëjnë me sistemimin e ambienteve të brendshme, me shtimin e kapaciteteve për fëmijët, ndërtimin e kuzhinave të reja, dhomave të reja, të pajisjes së tyre me standardet më të fundit të BE. Ky kopsht i paraprin 6 investimeve të tilla, në kopshte që do të hapen gjatë javëve të ardhshme dhe dy shkolla. Me këtë paketë investimesh, Bashkia e Tiranës synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit në kopshtet e kryeqytetit si dhe të përparojë me programin e vet të rinovimit të shkollave dhe cilësisë së ambienteve të shkollave dhe ndërtimit të shkollave të reja në qytetin e Tiranës, program i cili po investohet me fondet e buxhetit të Bashkisë së Tiranës dhe që do të njohë një zgjerim të mëtejshëm në muajt dhe vitin tjetër” – deklaroi Basha.Pas rikonstruksionit, kopshti pritet që të plotësoj të gjithë parametrat dhe standartet e kërkuara, duke ofruar një shërbim më të mirë për fëmijët e kësaj zone.