Biberaj shpall kandidimin për kreun e PD: Platforma ime në frymën e idealeve të dhjetorit '90

Aleksandër Biberaj shpall kandidimin për kryetar të Partise Demokratike të Shqipërisë, pasi sipas tij ka marrë mbështetje të madhe nga demokratët.Biberaj përmes rrejtit social fb e cilëson kandidimin e tij si synim për të ringjallur vlerat më të mira të demokracisë, për të institucionalizuar mirë-funksionimin e demokracisë së brëndshme, bazuar në konkurencën e ndershme, në meritokracinë dhe kontributet e gjithëseicilit, sipas modelit të Partive Popullore Europiane.Tjetër qëllim i madh i Biberajt është bashkimi i të gjithë demokratëve në këto ditë të vështira, duke respektuar vlerat dhe kontributin e gjithesecilit, pasi sipas tij “nuk ka demokratë të tepërt në PD dhe kundërshtari ynë i përbashkët nuk është brenda nesh”.Bazuar dhe në kërkesën e Berishës që të gjithë ata që kanë ambicien për të kandiduar për kreun e PD, duhet të paraqesin një platform serioze, Biberaj sqaron se platofrma e tij do të bazohet në frymën e idealeve të Dhjetorit '90.Biberaj që ka qënë shpesh herë kritik për mënyrën se si e drejtoi Berisha PD kërkon një garë të ndershme, gjë që sic thotë ai, ka munguar gjithë këto vite brenda kësaj partie. I larguar nga PD pak kohë më parë, dhe pasi mbeti i pakënaqur edhe nga drejtimi i Bamir Topit, me të ikurit nga PD tek FRD, Biberaj deklaron se do të njohë rezultatin e zgjedhjeve për kreun e PD.Biberaj e mbyll deklaratën e tij me një mesazh për demorkatët: “Bashkim për rikthimin e PD-së në pushtet, në emër të interesave të Shqipërisë”.