Projekti qeverisës PS-LSI, Beqja: Prioritet i programit, punësimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2013, 16:12
Prioritet i 300 ditëve të para të qeverisjes do të jetë punësimi i shqiptarëve, andaj i gjithë plani i punës PS-LSI po ngrihet mbi këtë shtyllë.Ndërsa të dyja partitë kanë nisur punën për të detajuar projektin qeverisës, sekretari për programin në PS, Ilir Beqja thotë se PS dhe LSI deri tani kanë gjetur dakordësi për të mbajtur si lajmtov punësimin.Beqaj thotë se palët kanë gjetur dakordësinë edhe për taksimin progresiv, i kundërshtuar fillimiht nga LSI.Ilir Beqja nga PS dhe Edmond Haxhinasto,anëtar i kryesisë së LSI po punojnë sebashku me 2 ekipe mbështetëse nga PS e LSI për të detajuar planin e punës së 300 ditëve të para të qeverisjes së majtë.