Pushimet verore, operatorët turistik rekomandojnë bregdetin shqiptar

Zgjedhjet parlamentare  kanë “ngrirë” turizmin në vendin tonë gjatë muajit qershor. Megjithatë aktualisht vihet re interes i shtuar i të huajve për Shqipërinë.Përfaqësuesja e Agjensisë Yldon Griselda Goxhara shpjegon se këto ditë ka pasur mjaft interes për bregdetin e jugut por nuk mbeten pas edhe vendet malore si Valbona, Thethi  apo Voskopoja. Gjithashtu prenotimet tregojnë se edhe shqiptarët këtë vit i kanë kthyer sytë më shumë drejt vendit të tyre.Ndërkohë përsa i përket shteteve më të preferuara për të kaluar pushimet mbeten Greqia e cila ofron edhe çmime më të arsyeshme por nuk mbeten pas dhe Spanja me Turqinë pavarësisht se janë më të kushtueshme.Tashmë që shumica e shqiptarëve kanë marrë pushimet agjensitë këshillojnë që të zgjedhin Shqipërinë e kryesisht bregdetin e jugut pasi çmimet janë më të arsyeshme dhe peizashi që ofrohet  është mjaft i veçantë.