Rama në Kroaci si kryeministër, takime me ndërkombëtarët

Pak ditë pas fitores së PS, Edi Rama ishte në krah të kryeministrave të vendeve të Unionit Europian, në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur të Shqipërisë. Kryesocialisti, mori pjesë në ceremoninë kremtuese të hyrjes së Koracisë në Bashkimin Europian.Në ceremoni merrnin pjesë krerët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve të rajonit, vendeve anëtare të Bashkimit Europian por edhe përfaqësuesit më të lartë të Unionit.Siç njofton zyra për shtyp e PS-së, i thirrur në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama , mori urimet për fitoren e zgjedhjeve parlamentare nga të gjithë të pranishmit.Po ashtu kryeministri i ardhshëm pati mundësinë të zhvillonte disa takime pune mjaft të rëndësishme me Zv.Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Philip Reeker, me Komisionerin për Zgjerim Stefan Fule, me Kryeministrin sllovak Robert Fico dhe Zv.Kryeministrin e njëherësh ministër i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Laicak, me Zv.kryeministrin e njëkohësisht ministër për çështjet e BE të Danimarkës Nicolai Wammen, me ministrin e punëve të jashtme të Suedisë Carl Bildt, si dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim  Thaçi.Kreu i Partisë Socialiste, Rama ka pasur mundësinë të takohet dhe të bisedojë edhe me liderë të tjerë europianë, që morën pjesë në këto festime.Bëhet me dije se në të gjitha takimet e zhvilluara ka mbizotëruar fryma e bashkëpunimit reciprok dhe interesit të vazhdueshëm të këtyre vendeve për hapat që do të ndjekë Shqipëria në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit europian.Pranimi i Kroacisë në BE u përmbyll pas një procesi 7-vjeçar, ndërsa Edi Rama ka premtuar se Shqipëria do jetë krah vendeve të BE, brenda 2 mandatesh.