Tiranë, eksploziv një automjeti, s`ka të lënduar në njerëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2013, 07:08
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e lagjes “Ali Demi” në kryeqytet. Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Sipas policisë eksplozivi ishte vendosur në mjetin tip “Volswagen” me targë TR 4077 L, në pronësi të shtetasit Altin Zerani ndërsa ende nuk dihen motivet.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.