Tepelenë, tenton të grabisë argjendarinë, plagos pronarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Tepelenës ku pronari i një argjendari ka mbetur i plagosur pas një tentative grabitjeje në dyqanin tij.Sipas policisë një person i armatosur dhe me maskë ka hyrë në argjendarinë e shtetasit Arben Goxhaj në tentativë për të grabitur por ka hasur në rezistencën e këtij të fundit.Mësohet se pronari i argjendarisë është përleshur me autorin dhe për pasojë ai ka marrë një plumb në bark.Menjëherë grabitësi është larguar na vendngjarja pa marrë asgjë nga argjendaria ndërsa Goxhaj është transportuar drejt Spitalit të Gjirokastrës, në gjendje të rëndë shëndetësore.Ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet për identifikimin e autorit të ngjarjes dhe kapjen e tij.