Nishani takon Reeker në Kroaci:Ndarja e pushteteve, jetёsore pёr njё demokraci funksionale
Nё ditёn e dytё tё qёndrimit nё Kroaci, Presidenti i Republikёs Bujar Nishani u takua me Zёvendёsndihmёsin e Sekretarit amerikan tё Shtetit, Ambasadorin Philip Reeker.Ambasadori Reeker shprehu urimet pёr zgjedhjet e 23 qershorit, tё cilat i vlerёsoi si mё tё mirat tё zhvilluara nё Shqipёri.Presidenti Nishani, pasi vlerёsoi procesin zgjedhor, nё tёrёsi, nё pёrputhje me standardet evropiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dёshmojnё pjekurinё e popullit dhe klasёs politike shqiptare dhe tё demokracisё nё vend.Presidenti Nishani dhe Ambasadori Reeker ndanë mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve tё pavarura janё jetёsore pёr njё demokraci tё shёndetshme dhe funksionale.Presidenti i Republikёs Bujar Nishani mori pjesё nё festimet e organizuara dje nё mbrёmje, nё Zagreb, me rastin e hyrjes sё Kroacisё nё Bashkimin Evropian.Pas ceremonive festive tё rastit tё mikpritura nga autoritetet mё tё larta tё vendit, Presidenti Nishani dhe personalitetet e larta pjesёmarrёse nё kёtё veprimtari, u nisёn drejt Sheshit qendror të Zagrebit, “Ban Jelačić”.Personalitete tё larta tё vendit dhe tё institucioneve tё Bashkimit Evropian pёrcollёn mesazhe tё shkrurtra urimi pёr tё pranishmit e shumtё nё kёto festime, tё cilat vijuan deri vonё pas mesnate.Presidenti Nishani, gjatё qёndrimit tё tij nё Zagreb, mori pjesё gjithashtu nё mёngjesin e punёs, dhёnё nga Presidenti i Kroacisё Ivo Josipović pёr presidentët e e vendeve të Ballkanit Perëndimor.