Itali, vret gruan për xhelozi, shqiptari e hedh bashkëshorten nga kati i 9 i pallatit

Një 30 vjeçar shqiptar ka hedhur nga kati i 9-të bashkëshorten e tij, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në Milano të Italisë pas një sherri mes dy bashkëshortëve.Silvana. H 31-vjeçe, viktimë e kësaj ngjarje dyshonte se i shoqi kishte lidhje jashtë martesore në Shqipëri dhe ky ka qënë shkaku i debatit mes tyre, menjëherë pas kthimit të gruas nga Shqipëria në Itali.Pas sherrit në banesë bashkëshorti e ka hedhur atë nga kati i 9 i pallatit. Dëshmitarët në venndngjarje raportuan për mediat italiane se kishin parë skenën e krimit.Ata rrëfyen se 30-vjecari shqiptar Zef LLeshi e kishte ngritur në ajër si të ishte një objekt gruan e tij dhe më pas e kishte hedhur nga ballkoni i katit të 9-të. Duke menduar se askush nuk e kishte pare, e kishte denoncuar ngjarjen në polici si vetëvrasje.Dyshimet e para të policisë lindën pas shenjave të gërvishtjeve që u vunë re në trupin e viktimës, por edhe tek bashkëshorti i saj, çka i la të mendojne se ka pasur një përleshje mes çiftit.Më pas edhe dëshmitë e mbledhura e bënë më të plotë ngjarjen, duke vërtetuar se ishte një vrasje e kryer nga 30-vjeçari shqiptar. Ai është vënë në pranga dhe akuzohet për vrasjen e gruas së tij