Vrasja e balerinës, Prokuroria akuzon shtetasin Artur Kuliçi
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për dosjen e Artur Kuliçit për akuzën e vrasjes me dashje ndaj një apo më shumë personash.
Kuliçi akuzohet se në muajin prill qëlloi për vdekje Sonila Tafën në dalje të një klubi nate shumë të njohur në Tiranë.
Sipas organit të akuzës vrasja është kryer me paramendim nga Kuliçi,pasi është ndjerë i ofenduar nga truprojat,të cilët e kanë nxjerrë jashtë ambjenteve të klabit. Organi i akuzës në argumetin e tij shpjegon se pas sherrit të ndodhur në brendësi midis dy palëve ato janë nxjerrë jashtë.
Pas kësaj, pala e cila u konfliktua me Kuliçajn është futur përsëri brenda nga punonjësit e sigurisë,ndërsa ai nuk është lejuar. Për këtë fakt ai është ndjerë i ofenduar, ku më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të truprojave ku aksidentalisht ka mbetur e vdekur 26-vjeçarja Sonila Tafa.
Ndërsa për një çështje tjetër mjaft të debatuar në opinionin public, vdekja e 11-vjeçarit Denis Alimadh gjatë një operacioni në Qendren Spitalore Universitare Nënë Tereza, prokuroria vazhdon hetimet. Sipas te rejave nga kjo çështje bëhet me dije se organi i akuzës do të marrë në hetim mjekun irlandez, i cili kreu operacionin dhe anestezisitin mjek shqiptarë. Sipas Prokurorisë anestizologu duhet të siguronte me përpara ilaçin dhe më pas të hynte në operacion.