Mutzenich: Shqipëria e kaloi me sukses provën e zgjedhjeve

Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit vazhdojnë të marrin vlerësime positive nga perëndimorët. Kësaj radhe një nga deputetët e partisë së kancelares gjermane Angela Merkel thotë se Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve."Unë mendoj se ky rezultat zgjedhjesh, i cili u pranua edhe nga pala humbëse, këto zgjedhje të cilat rezultuan me më pak parregullsi nga sa ishte shprehur frika fillimisht, do të merren parsysh në shqyrtimin e BE-së në të ardhmen. Por ata që kaluan testin e pjekurisë ishin në radhë të parë zgjedhëset dhe zgjedhësit në Shqipëri” theksoi ai.Rolf Mutzenich deputet në Bundestag dhe zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate Gjermane thotë në intervistën e tij për DW se përvec zgjedhjeve, tani qeveria e re duhet të punojë fort që vendi të marrë statusin e kandidatit për në BE."Zgjedhjet si të tilla nuk mund të jenë i vetmi kriter. Ka edhe çështje të tjera, të cilat duhet të jenë në fokus, veçanërisht zhvillimi i politikave sociale dhe si do të bëhet krjimi i qeverisë. Pra nëse qeveria e re do të tregojë mirëkuptim për forcat e ndryshme dhe si të thuash do të përpiqet për gjetjen e një koalicioni më të gjerë, duke përfshirë edhe opozitën në çështjet vendimtare për fatet e vendit" shtoi ai.Për Rolf Mutzenich tani qeveria e re në radhë të parë duhet të vendosë si kriter atë që ka kërkuar nga qeveria e vjetër, pra në veçanti të përfshijë në proces konsensusi edhe pakicat politike.